Pas përfundimit të seancës plenare, Elisa Spiropali trokiti në derën e Bajram Begaj. Në një vizitë të papritur, kryeparlamentarja kërkoi vëmendjen e Presidentit të Republikës.
Burime jo zyrtare për A2 CNN pohojnë se arsyeja e këtij takimi ndërmjet dy përfaqësuesve më të lartë të shtetit Shqiptar janë zhvillimet e fundit politike, aq më shumë kur në dy seancat e fundit parlamentare, përplasjet ndërmjet mazhorancës dhe opozitës kanë përshkallëzuar edhe më shumë. (A2 Televizion)