Pas vendimit të kushtetueses, PD kërkon rinisjen nga e para të dy komisioneve hetimore

Nga Ervin Koçi
10 Korrik 2024, 15:38 | Politikë

Shfuqizimi i disa neneve të ligjit për komisionet hetimore nga Gjykata Kushtetuese, të cilat ishin miratuar njëanshmërisht nga mazhoranca, duket se shtroi terrenin që demokratët të paraqisnin kërkesën për zgjatjen e afatit.

Në skadim të katër mujorit të veprimtarisë, demokrati Lefter Gështenja kërkoi që veprimtaria hetimore e komisionit për ndërhyrjet në sistemin TIMS, të rifillojë edhe një herë pas hyrjes në fuqi të vendimit të Gjykatës.

Kërkesa për zgjatje afati duket se nuk i joshi socialistët të cilët debatuan me tone të larta ndaj akuzave për bllokim të veprimtarisë në mënyrë antikushtetuese.

Veprimtaria e komisionit hetimor të TIMS skadon në 21 korriku, nga ku do të duhet vendimmarrja politike e Kuvendit nëse afati do të zgjatet apo do të mbyllet brenda këtij sesioni. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos