“Patronazhimi nuk është vepër penale”, SPAK: Të rishikohet politika penale për krimet zgjedhore

Nga Fjorela Beleshi
1 Korrik 2026, 15:22 | Politikë

SPAK njeh shumë mirë pritshmëritë e larta të qytetarëve ndaj tij, por drejtuesi Klodjan Braho e bëri të qartë se nuk mund të jetë Prokuroria e Posaçme zgjidhje për çdo shqetësim që ngrihet në opinionin publik apo për çdo luftë politike, edhe kur bëhet fjalë për krimin zgjedhor.

“Jo çdo opinion publik apo deklaratë politike mund të përkthehet në procesim penal apo në një akuzë penale”, tha Braho, përcjell A2 CNN.

Drejtuesi i SPAK ishte në Komisionin e Reformës Zgjedhore, ku tha se, për të luftuar shitblerjen e votës, presionin ndaj zgjedhësve dhe administratës publike, si edhe problematikat që lidhen me financimin e partive politike, duhet të ashpërsohet politika penale, në mënyrë që të jetë efektive për parandalimin e krimit zgjedhor.

Braho propozoi që Task-Forca e SPAK për zgjedhjet duhet ta nisë punën katër muaj para datës së zgjedhjeve. Ai nuk e fshehu kritikën ndaj bashkëpunimit me Policinë e Shtetit, kur u pyet se çfarë nuk funksionoi vitin e shkuar.

Bashkëpunimi mes SPAK, KQZ-së dhe Prokurorisë së Përgjithshme nuk duhet të jetë i përkohshëm, por duhet të shihet mundësia e një ndryshimi ligjor që të përfshijë edhe institucione të tjera.

Problemi i demokratëve është patronazhimi, por Klodian Braho u tha troç se SPAK nuk ka asgjë në dorë. Gjithçka varet nga vetë politika.

Në sy të drejtuesve të Prokurorisë së Posaçme dhe Prokurorisë së Përgjithshme, deputetët nuk i frenuan fyerjet ndaj njëri-tjetrit. Kryetari i Komisionit të Ligjeve, ish-prokurori Ulsi Manja, nuk u përmbajt ndaj demokratit Ivi Kaso.

Ndërsa demokratët e kishin merak që Klodjan Brahos t’i jepej një kopje e librit "Farsa e Madhe Elektorale", me të cilin denoncojnë krimet zgjedhore të 11 majit 2025. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos