Rama në Gjermani, fokusi tek Inteligjenca artificiale dhe investimet

Nga A2 CNN
1 Korrik 2026, 10:20 | Politikë

Rama në Gjermani, fokusi tek Inteligjenca artificiale dhe investimet

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po zhvillon një vizitë zyrtare në North Rhine-Westphalia në Gjermani, ku do të marrë pjesë në punimet e Ruhr Summit, një nga ngjarjet më të rëndësishme në Evropë kushtuar inovacionit, sipërmarrjes dhe teknologjisë.

Sipas njoftimit të kryeministrisë, Rama do të mbajë fjalën në panelin kryesor të samitit me temë “IA, Fuqia dhe Progresi: Rishikimi i Lidershipit për një Epokë të Re”, ku do të trajtojë ndikimin e inteligjencës artificiale në qeverisje, zhvillim dhe lidership.

Në vijim të agjendës, kreu i qeverisë shqiptare do të marrë pjesë edhe në diskutimin “IA mes Inovacionit, Rregullimit dhe Përgjegjësisë”, së bashku me përfaqësues të njohur të sektorit të teknologjisë, biznesit dhe konsulencës ndërkombëtare.

Gjatë vizitës në Düsseldorf dhe Bochum, Rama është takuar me kryeministrin e landit Hendrik Ëüst.

“Për forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Nordrhein-Westfalen, një prej rajoneve më të fuqishme ekonomike e industriale të Gjermanisë, me fokus investimet, teknologjinë digjitale, arsimin profesional dhe patjetër, anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”, njofton kryeministria.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos