PD 6 milion dollarë lobim në SHBA, Rama: Shpresuan tek fitorja e Trump, por tani hedhin para

Nga A2 CNN
27 Prill 2025, 18:55 | Politikë

Nga Vlora në një takim me gratë dhe vajzat kryesocialisti Edi Rama reagoi lidhur me lobimin 6 milionë dollarë në SHBA nga Partia Demokratike.

Rama e  konsideroi një shumë të madhe parash që sipas tij Berisha po përdor për të hequr hequr damkën “non grata”. 

“Jeni sot të habitura nga fakti që janë paguar 6 mln euro, është bërë një kontratë 6 mln euro, thuhet nga patriotë. Ju kujtohet që edhe herën e kaluar, Luli shkret për 500 mijë u bë leckë. Edhe ai kështu tha që u mblodhën ca patriotë. Por 6 mln euro për të hequr damkën e një personi non-grata janë vërtetë shumë për të mos bërë pyetjen: ‘Ku u gjetën gjithë ato para’? Dhe si mundet që thjesht dhe vetëm për hallin e një njeriu të paguhen më shumë para sesa çfarë shteti shqiptar jep për të gjitha partitë politike të marra së bashku. Pastaj është edhe pak e çuditshme kur mendon se ene na u tha se sa të vinte Trump-i do ikte non-grata. Tani u dashkan edhe 6 milionë euro me shpresën që do ikë non-grata, Por edhe sikur të rrijë, edhe sikur të ikin, kjo nuk është më çështja e shumicës së shqiptarëve që janë sot në një moment historik dhe ju duhet të marrin një vendim historik”, tha Rama nga Vlora. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos