“Ka hetim nga Olaf”, ministrja Denaj pranon problemet: Po punojmë për IPARD 3

Nga A2 CNN
18 Korrik 2024, 16:58 | Politikë

Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, pranoi problemin me fondet e IPARD duke pohuar se zyra e OLAF në BE është duke zhvilluar hetime.

Denaj shtoi se ministria prej disa muajsh ka marrë masa për të rritur transparencën, korrigjuar gabimet dhe forcuar llogaridhënien për marrjen e fondeve të IPARD 3.

“Raporti i Olafit ka shkuar në organet e drejtësisë sepse janë komunikime të caktuara. Olafi nuk komunikon në komisione që në bashkërendojmë. Çfarë punësh kemi bërë më frymë të një plani veprimi i cili është ende në proces aprovimi në strukturat e Komisionit Europian. Puna për të cilën ne kemi marrë angazhim ka filluar në janar. Kemi marrë veprime të shpejta korrigjuese për projekte që janë pjesë e raportit të Olaf për rikuperimin e fondeve”, tha Denaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos