Vuçiç ndan foto me Ramën nga samiti në Britani: Më e lehtë me miqtë

Nga A2 CNN
18 Korrik 2024, 17:11 | Politikë

Vuçiç ndan foto me Ramën nga samiti në Britani: Më

Në Samitin e Komunitetit Politik që po mbahet në Woodstock, Oxfordshire, ku veç liderëve të BE-së janë edhe ata të rajonit të Ballkanit, kryeministri Rama ka ndarë një bisedë të shkurtër me kryeministrin e Hungarisë Viktor Orban, presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe presidentin bullgar Rumen Radev.

Kjo është bërë e ditur me anë të një postimi në rrjetet sociale të Aleksandar Vuçiç.

“Nuk do të ishim ne të tre nëse nuk do të shkelnim të paktën një rregull. Edhe pse nuk është ora 17:00, këtu jam në një pushim të shkurtër me Orban, Aliyev dhe Radev me kafe (dhe çaj për mua). Edi Rama na u bashkua nga fundi. Do të jetë një ditë e gjatë dhe e lodhshme, por është gjithmonë më e lehtë me miqtë, pavarësisht se ku takoheni”, shkroi Vuçiç.

Në Pallatin Blenheim, liderët pritet gjithashtu që të diskutojnë sigurinë energjetike dhe ruajtjen e demokracisë. Komuniteti Politik Evropian është një iniciativë e presidentit francez Emmanuel Macron dhe u krijua pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Aleksandar Vučić (@buducnostsrbijeav) (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos