Rama në Angli, takon mbretin Charles dhe kryeministrin e sapozgjedhur britanik

Nga A2 CNN
18 Korrik 2024, 17:57 | Politikë

Rama në Angli, takon mbretin Charles dhe kryeministrin e sapozgjedhur

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me kryeministrin e sapozgjedhur britanik, Keir Starmer. Takimi është zhvilluar në një nga parqet e Pallatit, ku siç tregon Rama, kaloi një pjesë të jetës së vet legjendare, paraardhësi i tij Winston Churchill.

Ka qenë vetë kreu i shtetit që ka bërë me dije këtë takim, teksa nuk ka dhënë detaje mbi temat e diskutimit.

“Biseda e parë me kryeministrin e sapozgjedhur britanik, Keir Starmer, në një nga parqet e mahnitshme të pallatit ku lindi e kaloi një pjesë të jetës së vet legjendare, paraardhësi i tij Winston Churchill”, shkruan Rama.

Më herët ai ka takuar edhe mbretin Charles, ndërsa ka qenë në shoqërinë e homologes së tij italiane, Georgia Meloni. (A2 Televizion)

Rama në Angli, takon mbretin Charles dhe kryeministrin e sapozgjedhur
Rama me kryeministrin e sapozgjedhur britanik, Keir Starmer
 

A2 CNN Livestream

Latest Videos