PD bllokon prezantimin e ''buxhetit'' në konferencën e kryetarëve

Nga A2 CNN
1 Nëntor 2023, 12:20 | Politikë



Opozita sërish nuk ka lejuar deputetët e mazhorancës të vijojnë agjendën parlamentare, këtë herë për prezantimin e projektbuxhetit për vitin 2024.

Deputetët e opozitës të përjashtuar një ditë më parë për shkak të sjelljes së tyre në seancën e fundit parlamentare kanë tentuar të hyjnë në ambientet e sallës ku do të mbahej mbledhja e konferencës së kryetarëve, ku ministri i Financave Ervin Mete do të prezantonte projektbuxhetin.

Mes tyre dhe kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi, i cili është mes të përjashtuarve, për shkak të bllokimit të foltores, javën e kaluar. Bardhi ka pasur dhe një debat me tone të larta me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla, të cilët i ka kërkuar arsyen se përse është përjashtuar, teksa nuk ka pasur një përgjigje prej saj.

Mazhoranca njoftoi shtyrjen për në orën 13:00 të konferencës së kryetarëve, ndërsa Berisha u shpreh se opozitës po i mohohen të drejtat në parlament, teksa shtoi se mazhoranca nuk pranoi 31 nisma të saj, përfshirë këtu dhe ngritjen e komisioneve hetimore.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos