Mbërrijnë fletët e para të votimit nga diaspora në KQZ

Nga Ervin Koçi
17 Prill 2025, 19:46 | Politikë

Mbërrijnë fletët e para të votimit nga diaspora në KQZ

Kanë mbërritur fletët e para të votimit nga diaspora pranë ambienteve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Paraditja e të mërkurës numëronte 111 shqiptarë të diasporës që kishin zgjedhur preferencën e tyre politike se kë duan në qeveri pas 11 majit. Të dhënat i ofroi Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, referuar informacionit që kishte marrë nga korrieri DHL që menaxhon postimin e zarfeve me fletët e votimit, shkruan A2.

Mbërrijnë fletët e para të votimit nga diaspora në KQZ

Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vijuar me dërgimin e fletëve të votimit në diasporë. Për këtë proces që shkoi ta ndiqte nga afër, Celibashi u shpreh me nota pozitive për punën e deritanishme, duke nënvizuar se mbi 36% e totalit të fletëve të votimit janë dërguar.

“Të dhënat janë inkurajuese, fletët do të do të qëndrojnë këtu nën syrin e monitoruesve”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos