"4 me 1", Klosi zbulon objektivin e socialistëve për Dibrën

Nga A2 CNN
17 Prill 2025, 18:07 | Politikë

"4 me 1", Klosi zbulon objektivin e socialistëve për

Blendi Klosi, kreu politik i Qarkut të Dibrës, u shpreh se qëllimi i Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit është që të marrin rezultat më të lartë nga rezultatet e kaluara.

“Kënetës i është çarë diga”, ishte batuta e Blendi Klosit, shkruan A2.

Klosi gjithashtu shpalli objektivin e zgjedhjeve të 11 Majit për Qarkun e Dibrës.

"Kryeministri Edi Rama më thotë gjithmonë se unë jam optimist. Ju ftoj të çoheni në këmbë e të themi të gjithë së bashku objektivin dhe rezultatin për 11 majin: 4 me 1 s'ka bo vaki, nga Burreli në Peshkopi", deklaroi Blendi Klosi.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos