PD kundër shtyrjes së orarit të votimit në Vlorë: Nuk do ndjekim propagandën qeveritare

Nga A2 CNN
11 Maj 2025, 16:40 | Politikë

PD kundër shtyrjes së orarit të votimit në Vlorë: Nuk

Partia Demokratike është zyrtarisht kundër shtyrjes së afatit të votimit në qarkun e Vlorës, në të cilin është zhvilluar gjatë së dielës dhe gara çiklistike Giro d’Italia, e cila mesa duket ka ndikuar dhe në pjesëmarrjen e votuesve.

PS iu drejtua që një ditë më parë KQZ me një kërkesë për zgjatjen e afatit, teksa përfaqësuesi i PD iu drejtuar komisionit mesditën e së dielës, që të mos shkelë ligjin.

Sipas përfaqësuesit të PD, Franc Nuri ky aktivitet propagandistik i qeverisë pengoi lëvizjen e lirë dhe në Tiranë, duke i pamundësuar aktivitetin politik opozitës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos