PD përgatitet për zgjedhjet lokale, kandidatët brenda fillimit të tetorit, ide për mocion mosbesimi ndaj Ramës

Nga Anesti Barjamemaj
23 Shtator 2026, 22:14 | Politikë

PD përgatitet për zgjedhjet lokale, kandidatët brenda fillimit

Është mbyllur mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike dhe e Sekretariatit. A2CNN mëson se është vendosur që nga ky moment, përfaqësues të Kryesisë të shpërndahen në degët e partisë, në kuadër të ripërtëritjes dhe organizimit të degëve.

Po ashtu është vendosur që kandidatët për zgjedhjet e ardhshme lokale do duhet të përzgjidhen brenda dy javëve të para të tetorit.

Po ashtu, në vijim të vendimmarrjes së grupit parlamentar, Kryesia vendosi që ta depozitojë zyrtarisht në Kuvend draftin që kanë përgatitur ekspertët e PD-së për reformën zgjedhore me 100 bashki.

Mësohet se ka pasur diskutime për protestë kombëtare, por pa një vendim për datën dhe vendin e thirrjes së saj.

Gjithashtu, burime bëjnë me dije se në mbledhje është hedhur ideja edhe e një kërkese për mocion mosbesimi ndaj kryeministrit Rama në Kuvend, por pa u vendosur asgjë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos