Avokati Edmond Petraj ka paralajmëruar se SPAK mund të ndërmarrë së shpejti lëvizje ndaj disa eksponentëve brenda Partisë Demokratike, ndërsa deputeti i PD-së, Gjin Gjoni, tha se nuk ka informacion për një zhvillim të tillë.
Në emisionin “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2CNN, Petraj deklaroi se brenda radhëve të PD-së ka persona ndaj të cilëve ka nisur procedimi penal dhe se hetimet për disa prej tyre mund të jenë drejt përfundimit.
Deklarata solli një përballje mes Petraj dhe Gjonit, ndërsa gazetari Andrea Danglli e pyeti avokatin nëse kishte një emër konkret në mendje.
DISKUTIMET
Petraj: Brenda radhëve të partisë politike të tyre (PD), ka disa lëvizje të mëparshme që ka nisur procedimi penal, mbase nesër mund të kemi një lëvizje ndaj 2-3 apo 4 personave, sepse janë në përfundim të hetimeve. Nëse ti shumë shpejt do të kesh lëvizje nga struktura e posacme të forca jote politike si do ta vlerësosh?
Danglli: Ke një emër në kokë që s’e thua…
Petraj: I di ky (Gjoni)
Gjoni: Ne s’dimë gjë!
Petraj: Çfarë s’dini ju?! Pse nuk i di ti kallëzimet që kanë bërë kolegët e tu ndaj kolegëve të tu?!
Gjoni: Unë nuk di gjë.
(A2 Televizion)