“Rama e dinte që do të arrestohej Vlora Hyseni”, Deputeti Gjin Gjoni tregon prapaskenat

Nga A2 CNN
23 Shtator 2026, 21:37 | Politikë

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, ka ngritur pretendime për prapaskena politike lidhur me hetimet dhe arrestimin e ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni.

I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Dangllin në A2CNN, Gjoni deklaroi se Kryeministri Edi Rama kishte dijeni paraprake për zhvillimet që do të pasonin dhe se disa ndryshime në institucionet përgjegjëse për sigurinë ishin bërë pak ditë para arrestimit të Hysenit.

Ju keni intervistën e kryeministrit që i ka paraprirë këtij momenti, para 3-4 ditësh në një intervistë. I ka paraprirë sepse ka pasur informacion se si do rrjedhin ngjarjet. Kryeministri të thotë që informacionet i merrte shefja e kabinetit! As kryeinspektori i lartë, që është këshilltar i sigurisë pranë kryeministrit, s’mund të marrë informacion të klasifikuar që i shkon kryeministrit. Zarfet që vijnë shkojnë në zyrën e kryeministrit", tha Gjoni. 

"Tre ditë para se të ndodhte ky skandal, drejtori që i ka dhënë certifikatën e sigurisë, është shkarkuar, Altin Jani. Është emëruar tjetri. Pra gjërat janë të stisura dhe të qepura sipas midesë së kryeministrit. Sepse sot shteti, është shtet privat. Nuk funksionon me institucione”, u shpreh deputeti demokrat.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos