Partia Demokratike ka regjistruar në KQZ koalicionin e saj të quajtur Partia Demokratike - Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD - ASHM).
Në këtë koalicion bëjnë pjesë 26 parti.
Në deklaratën e partive thuhet: “Me anë të kësaj marrëveshje, ne bashkohemi sot si forca politike opozitare dhe si përfaqësues të qytetarëve të Shqipërisë, me objektivin primar rotacionin politik, për të fituar bindshëm në zgjedhjet e 11 majit 2025, nëpërmjet krijimit të koalicionit “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, për t’i sjellë ndryshimin e shumëpritur Shqipërisë. Ne sot bashkohemi me një qëllim dhe program të përbashkët për largimin e kësahj Narkoqeverie që ka shpopulluar vendin nga 1 milionë shqiptarë, ka asgjësuar shtetin e të drejtës, ka kapur gjithë institucionet e pavarura, ka përvetësuar pasuritë publike, ka futur krimin dhe korrupsionin në ccdo qelizë të qeverisjes, duke e bërë jetën e shqiptarëve të papërballueshme dhe të pasigurt”.
(A2 Televizion)