Partia Demokratike është në negociata ende me Shpëtim Idrizin e PDIU. Deri më tani ka rënë dakord me 25 parti opozitare, duke përfshirë PL, PBDNJ, PAA dhe PR.
Aleksandër Çipa, në studion e Debat nga Alba Alishani, në A2 CNN, deklaroi se PDIU “mund të ketë pretendime më tepër nga sa ka me aleatët socialistë”.
“Mund të kërkojë më shumë se 3 mandate PDIU-ja. 4 janë të Partisë së Lirisë, 1 është Partia Agrare Ambientaliste, 1 është Partia Republikane, 1 ose 2 janë të PBDNJ-së... Nëse bihet dakord me PDIU-në, kalohet kuota prej 10. Pa përmendur këtu as demokristianët”, tha Çipa.
(A2 Televizion)