“Nisma Shqipëria Bëhet” regjistrohet në KQZ. Tre parti bashkohen për zgjedhjet e 11 majit

Nga A2 CNN
3 Mars 2025, 22:21 | Politikë

“Nisma Shqipëria Bëhet” regjistrohet në KQZ. Tre

Një tjetër koalicion është regjistruar në KQZ për zgjedhjet e 11 majit 2025.

Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”, i cili u zyrtarizua pak ditë më parë, ka dërguar kërkesën për regjistrim si koalicion mbrëmjen e së hënës.

Në këtë koalicion bëjnë pjesë Partia "Lëvizja Shqipëria Bëhet", Partia "Nisma Thurje" dhe Partia "Lidhja për të Drejtat e Punëtorëve Shqiptarë".

Partia drejtuese e koalicionit do të jetë "Lëvizja Shqipëria Bëhet" dhe Adriatik Lapaj do të jetë drejtuesi i këtij koalicioni.

“Nisma Shqipëria Bëhet” regjistrohet në KQZ. Tre

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos