Peleshi i shtrin dorën e bashkëpunimit opozitës, njofton nismë të re për transparencën

Nga A2 CNN
2 Shtator 2024, 18:46 | Politikë

Peleshi i shtrin dorën e bashkëpunimit opozitës, njofton

Pas kryeparlamentares Elisa Spiropali, ftesa për bashkëpunim opozitës i erdhi edhe nga kreu i grupit parlamentar socialist Niko Peleshi. Në fjalën e tij në seancën e parë të këtij sesioni legjislativ, Peleshi i shtriu dorën e bashkëpunimit opozitës, duke i përmendur edhe arritjet që sipas tij u realizuan në kuadër të kësaj fryme si aministia penale, ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe vota e Diasporës.

“Ne ndërtuam histori suksesi në bashkëpunim; Amnisita penale, ndryshimet në kod dhe vota e Diasporës janë arritje të përbashkëta. Le të ndërtojmë mbi këto arritje, t’ia lëmë të shkuarës bojkotin, dhunën verbale dhe denigrimin e kundërshtarit politik. E ardhmja nuk ndërtohet nga ata që synojnë përçarje, por nga ata që bashkojnë forcat për vizion të përbashkët” deklaroi Peleshi, shkruan A2.

Peleshi njoftoi edhe nismën e re të mazhorancës për të ngritur transparencën në një nivel tjetër dhe për këtë kërkoi bashkëpunimin e opozitës, së cilës i kërkoi që të bazohet te faktet. Ai solli në vëmendje rastin e mbetjeve toksike dhe tha se kultura e dezinformimit duhet lënë pas.

“Dezinformimi dhe lajmi i rremë është i pranishëm në sjellje politike dhe median. Zhvillimi teknologjik ia krahas të mirave sjell edhe rreziqe. Është në dorën tonë të ndërtojmë me konsensus mure për këto mjetet tunduese. Tundimi për ta mbështetur politikën sidomos opozitën në mundësitë që të ofron teknologjia dijgitale për ta dobësuar kundërshtarin me lajme të rreme është i madh duhet të kuptojmë që është lojë pa fitues. Opozita e bazuar te faktet është rruga që të bën fitues qeverisja e bazuar te transparenca e fakteve të mban në detyrë. Qeveria shqiptare po punon për një ambicie të re për transparencën, këtë hap duhet ta hedhim me guxim në këtë sesion parlamentar pavarësisht temperaturës politike që do të rritet me afrimin e zgjedhjeve. Rasti i mbetjeve është ilustrim i mirë për këtë kulturë politike që duhet ta lëmë pas. Nxjerrja e konkluzioneve, shpallja e fajtorëve pa pritur fjalën e institucioneve që po merren me çështjen është rast tipik i politikës pa fakte, por me aludime spekulative. Opozita e bazuar te faktet nuk është e dobët. Beteja politike në terren transparent ku faktet janë arma dhe mburoja është e fortë dhe e vështirë. Ta hedhim këtë hap njëherazi, ta bëjmë këtë marrëveshje sot, të ngremë transparencën në nivel ku nuk ka qenë asnjëherë dhe ju të shkëputeni nga e vjetra. Nëse nuk e bëjmë ne do ta bëjnë ata që vijnë pas nesh. Vetëpërmirësimi është çelësi i fitores dhe kuotave të larta të PS”, citon A2.

Sipas Peleshit ka disa ligje që nuk janë për qeverinë apo partinë, por për të ardhmen afatgjatë të Shqipërisë, dhe për këtë duhet përfshirja e të gjithë të zgjedhurve të popullit.

“Dua të rikonfirmoj frymën tonë të dialogut e bashkëpunimit në kuvend, komisione e grupe pune. ky vullnet nuk vjen si aritmetikë numrash, por si përpjekje për t’u dhënë qytetarëve ligje më të mira, debate të vërteta mbi probleme që i prekin dhe si domosdoshmëri për të arritur objektivat madhore të integrimit. Ka disa sfida që nuk kanë partiake dhe kërkojnë angazhim afatgjatë se kanë lidhje me të ardhmen e Shqipërisë si nismat e integrimit. Në BE nuk integrohet qeveria, por shteti shqiptar, ndaj duhet të përfshihen përfaqësuesit të gjithë popullit. Ngritja e grupit të dialogut brenda kom të ligjeve për të gjitha nismat është arritje që PS e grupi do ta mbështetin e fuqizojnë më tej. Ju ftoj të bashkoheni punës së sapofilluar të dy komisione parlamentare. Qytetarët presin nga ne lidership dhe jo të përhumbemi”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos