Peleshi: Opozita nuk vjen në Komisione, por do ta mbyllim me sukses Kuvendin

Nga A2 CNN
16 Qershor 2025, 13:55 | Politikë

Peleshi: Opozita nuk vjen në Komisione, por do ta mbyllim me sukses

Kreu i Grupit të Partisë Socialiste, Niko Peleshi, gjatë fjalës së tij në Kuvend deklaroi se opozita nuk mer pjesë në komisione dhe pastaj ankohet se përse nuk shtohen projektligjet.

“Grupi jonë është për të ecur para me një axhendë të ngarkuar, deri në fund, para se Kuvendi të nisë pushimet. Kemi shumë punë, janë rreth 20 akte për t’u miratuar. Më lejoni t’iu kujtoj që Kuvendi nuk nis dhe mbaron në këtë foltore, nuk zhvillohet vetëm të enjten, por gjatë gjithë javës. Ju nuk jeni në komisione dhe pastaj kërkoni pse nuk shtohen projektligjet. Ejani t’i shtojmë të gjitha, por dikush duhet të punojë, dikush duhet të vijë në mbledhje”, tha Peleshi, shkruan A2.

“Ta dinë edhe të gjithë shqiptarët: PS dhe grupi i saj e bën vetë të gjithë procesin në mungesën tuaj. Ju bëni vetëm seancën tuaj të zakonshme të fjalës për procedurë dhe diskutimet jashtë rendit të ditës. Por, ama duhet ta dinë edhe qytetarët, edhe ata që nuk i ndjekin punimet e komisioneve, që ju nuk vini në komisione. Shumë pak anëtarë të komisioneve nga opozita marrin pjesë nëpër komisione. Me ju apo pa ju, e mbyllim me sukses këtë Kuvend për të nisur në shtator", shtoi Peleshi. 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos