Përfundon mbledhja e Kryesisë së Këshillit Bashkiak Tiranë, rrëzohen të dyja kërkesat e opozitës

Nga Anesti Barjamemaj
22 Prill 2024, 19:11 | Politikë

Përfundon mbledhja e Kryesisë së Këshillit Bashkiak

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Këshillit Bashkiak të Tiranë, ku janë rrëzuar të dyja kërkesat e opozitës.

Nuk pranohet kërkesa për mbledhje urgjente të këshillit dhe interpelancë me Veliajn, por nuk do ketë as Komision Hetimor për auditim të buxhetit dhe shpenzimeve në bashki.

Anëtarët e opozitës ne Këshillin Bashkiak, pas mbledhjen, sqaruan se asnjë prej kërkesave të tyre nuk u miratua, duke hedhur akuza se nuk po bëhet transparencë.

Ajo që ra në sy ishte se opozita në këtë aksion për të kërkuar llogari ndaj Veliajt ishte e bashkuar. Kërkesat ishin firmosur nga anëtarë të Bashkë Fitojmë, PD Zyrtare, Nisma Thurje dhe aleatë të tjerë të forcave opozitare (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos