Përfundon samiti për Ukrainën, liderët foto familjare me Zelenskin

Nga A2 CNN
28 Shkurt 2024, 13:42 | Politikë

Ka përfunduar Samiti Ukrainë-Evropa Juglindore i mbajtur në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Në mbyllje të takimit, liderët realizuan edhe foton familjare bashkë me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Pas shkrepjes ata hynë sërish brenda Pallatit të Kongreseve, për konferencën e përbashkët për shtyp Rama dhe Zelensky.

Në fjalën e tij në samit presidenti ukrainas falenderoi të gjitha kombet për mbështetjen ndaj  vendit të tij, dhe propozoi të organizohet një forum i përbashkët për fushën e mbrojtjes mes Ukrainës dhe Ballkanit. Sipas Zelenskyt, gjithçka që i bën ata së bashku partner të mirë, e bën Putinin më të dobët.

Ndërsa kryeministri Edi Rama, në fjalën hapëse të samitit për Ukrainën në Tiranë, deklaroi se Perëndimi nuk duhet të lejojë humbjen në luftën përballë Rusisë.

Rama u shpreh se kjo do të vendoste në rrezik edhe vetë ekzistencën e Bashkimit Evropian. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos