“Prodhim i përbashkët i armëve Shqipëri-Ukrainë”, Zelensky zbardh bisedën me Ramën

Nga A2 CNN
28 Shkurt 2024, 11:22 | Politikë

Prodhim i përbashkët i armëve mes Shqipërisë dhe Ukrainës është diskutuar gjatë takimit të kryeministrit Edi Rama me presidentin ukrainas Volodomir Zelensky. Përmes një statusi në rrjetet sociale Zelensky ka zbardhur bisedën me kreun e qeverisë shqiptare dhe shpreh mirënjohjen ndaj vendit tonë për qëndrimin ndaj Ukrainës.

“Që në ditët e para të pushtimit të plotë, Shqipëria ka mbështetur Ukrainën në luftën tonë për liri dhe integritet territorial. Gjatë takimit me kryeministrin shqiptar Edi Rama

Ne nënshkruam Traktatin e Miqësisë dhe Bashkëpunimit ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë. Ky dokument do të ndihmojë në forcimin e bashkëpunimit tonë me Shqipërinë dhe pozicionin e Ukrainës në Ballkan. Sot diskutuam gjithashtu nevojat e mbrojtjes së Ukrainës dhe prodhimin e mundshëm të përbashkëttë armëve. I jemi mirënjohës qeverisë dhe popullit shqiptar. Nuk do ta harrojmë kurrë qëndrimin e ngrohtë të shoqërisë shqiptare ndaj ukrainasve”, shkruan Zelensky.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos