Petraj: Protesta duhej të kishte nxjerrë një grup organizator. Partitë e vogla të krijonin polin e tretë

Nga A2 CNN
11 Korrik 2026, 21:27 | Politikë

Avokati Edmond Petraj u shpreh se protesta qytetare duhej të kishte nxjerrë një grup organizator brenda 10 ditëve të para të saj.

“10-ditëshi i parë i protestës ishte kulminanti. Kur nuk arritën të bëheshin bashkë për të nxjerrë një grup organizator, apo partitë e vogla të krijonin një pol të tretë opozitar, aty u bë gabimi”, tha Petraj në studion e “Terminal” nga Aurora Sulçe, në A2CNN.

“Duhej bërë një strategji sepse kur bëhet një protestë, krijohet një grup pune dhe niset me problematikat, që Shqipëria ka sa të duash, dhe unë e kam thënë që nëse nuk bëhet brenda 10-ditëshit, do të zbehet protesta. Protesta duhet të qëndronte te problemet e njerëzve, kostot e jetesës, pagat, pronësia… Mendoja që një grup duhet ta merrte përsipër, të bënte një analizë të plotë, të vendoste kushtet dhe nëse nuk plotësoheshin brenda disa muajsh, protesta të radikalizohej”, shtoi Petraj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos