Kryeministri Edi Rama komentoi në një konferencë me gazetarët dhe vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar marrëveshjen me Italinë për emigrantët.
Kreu i qeverisë e cilësoi vendimin e gjykatës normal dhe thjesht një procedurë standarde për marrëveshjet ndërkombëtare.
“Është e sanksionuar në Kushtetutë, detyra e kësaj gjykate për të qëmtuar një marrëveshje ndërkombëtare. Nuk kam asgjë për të shtuar këtu pasi nuk lidhet me detyrat e mia”, tha Rama. (A2 Televizion)