“Piramida gjyqësore më e madhe e mashtrimit...”- Berisha pas lirimit ‘zbërthen’ procesin ndaj tij: U ngrit nga hiçi

Nga A2 CNN
27 Nëntor 2024, 14:32 | Politikë

“Piramida gjyqësore më e madhe e mashtrimit...”- Berisha

Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se procesi gjyqësor i zhvilluar ndaj tij është piramida më e madhe e mashtrimit në historinë e Europës, pas luftës së dytë botërore.

Komentet Berisha i bëri gjatë një konference për mediat nga selia e PD-së, ku tha se procesi ndaj tij u ngrit nga hiçi, mbi baza të urrejtjes së kryeministrit Edi Rama.

Ai gjithashtu hodhi akuza ndaj qeverisë, që sipas tij, ka ndikuar në arrestimin e ish-Presidentit Ilir Meta dhe deputetit demokrat Ervin Salianji, shkruan A2 CNN.

“Fundi i një procesi politik të turpshëm. E kam quajtur piramida gjyqësore më e madhe e mashtrimit në historinë e Europës pas luftës. Të ndërtosh një proces nga hiçi, krejtësisht mbi baza urrejtje politike të Edi Ramës dhe mafias së Xhorxh Sorosit, e kalon çdo përmasë tjetër pas procesit të Nurembergut e deri më sot. Pra çdo proces tjetër pas luftës së dytë botërore.

Shqipëria vazhdon të ketë procese politike nga më të rëndat. Një deputet i ri është në qeli, sepse në emër të betimit që kishte bërë në Kushtetutë, mbrojti interesat e shqiptarëve. Një ish-President u zvarrit në mes të rrugës dhe u godit, në mënyrën më të pashembullt në gjithë historinë. Ky është një hap i parë shumë i rëndësishë, një dëshmi që kjo diktaturë të ardhme nuk ka”, tha Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos