Shqipëria zgjedh, Celibashi: 8% e qendrave të votimit u hapën me vonesë

Nga A2 CNN
11 Maj 2025, 11:18 | Politikë

Shqipëria zgjedh, Celibashi: 8% e qendrave të votimit u hapën me

Komisioneri shtetëror i zgjedhjeve, Celibashi, doli në një konferencë për mediat rreth orës 11:00 duke bërë një përmbledhje të situatës së procesit të votimit.

Ai theksoi se procesi i votimit është duke vijuar në të gjitha qendrat e votimit në vend. “Nuk kemi për momentin asnjë qendër votimi të pahapur apo të bllokuar. Janë 8 përqind të qendrave të votimit të hapura me vonesë, deri rreth orës 08:00. Në 5 përqndind të qendrave të votimit ka rezultuar se nuk kanë qenë të pranishëm 7 anëtarët. Në 5 përqndind të qendrave të votimit kemi raportime se ka pasur tensione, ka ndërhyrë KQZ dhe më pas situata është stabilizuar.

Në 5 përqind të qendrave të votimit kemi mosrespektim të distancës prej 150 metrash nga individë që kanë votuar dhe qëndrojnë në këtë zonë”, tha Celibashi.

Sa i përket pjesëmarrjes, ai tha se deri në orën 11:00 ishte rreth 13,54 %. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos