
Në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike, që po zhvillohet këtë të shtunë, A2 CNN mëson se ka pasur debate mes ish-deputetit Ervin Salianji dhe Sekretarit të Përgjithshëm të partisë, Flamur Noka.
Mësohet se Noka i ka thënë Salianjit: “me këtë që po bën ti je duke bashkëpunuar me ata që kemi përballë”. Mbledhja me dyer të mbyllura është shoqëruar me ngritje zëri të herëpashershme.
Salianji ka ndërmarrë në javët e fundit një tur takimesh me ata simpatizantë dhe anëtarë të PD në të gjithë vendin, takime që kreu i partisë, Sali Berisha, i ka cilësuar si nisma personale dhe pa lidhje me partinë. Pavarësisht kësaj lëvizjeje, Salianji ka qenë i pranishëm në foltoren e fundit të PD në bulevard.
Para nisjes së mbledhjes, Berisha njoftoi zhvillimin e një proteste kombëtare kundër qeverisë për në datën 22 dhjetor.
(A2 Televizion)