“Po mbrohet Vlora Hyseni”, Berisha: SPAK nuk e cilëson anëtare të grupit të strukturuar kriminal

Nga A2 CNN
23 Shtator 2026, 19:16 | Politikë

“Po mbrohet Vlora Hyseni”, Berisha: SPAK nuk e cilëson

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi sot, pas mbledhjes së Kryesisë së PD-së, SPAK-un se po mbron ish-drejtoreshën e SHISH-it, Vlora Hyseni, duke mos e cilësuar atë si anëtare të grupit të strukturuar kriminal.

Berisha e cilësoi këtë veprim si pjesë të përpjekjeve të asaj që ai e quajti “narkoregjim” për të mbrojtur Hysenin.

Sipas tij, akuza për nxjerrje të sekretit shtetëror dhe ndihmë ndaj një personi të përfshirë në veprimtari kriminale nuk pasqyron rolin që, sipas tij, ka pasur ish-drejtuesja e SHISH-it.

Ndërkohë, përpjekjet e narkoregjimit për të mbrojtur Vlora Hysenin janë kriminale. Së pari, prokuroria e partisë nuk e cilëson atë anëtare të grupit të strukturuar kriminal. Lexoni akuzën. Nxjerrje sekreti shtetëror dhe ndihmë të një krimineli. Kujt duan t’ia shesin këtë këta? A nuk është ky institucion që shpalli grup të strukturuar kriminal, me të drejtë, grupin e Lindave dhe të Ermal Beqirit dhe të Ergys Agasit? Po çfarë bashkëpunimi do të jesh anëtar i këtij grupi se sa t’i tregosh sekretet shtetërore njërit prej kryesorëve të grupit? Se sa të japësh të gjitha të dhënat, sa herë thoni ju? A e dini ju se që nga dita e arrestimit të Ergys Agasit gjer në ditën e lëshimit të urdhër arrestit, për Vlora Hysenin kanë 510 komunikime. Në 45 ditë ata kanë mbi 10 komunikime çdo ditë. Dhe kjo qenka nxjerrje sekreti dhe ndihmë, kjo është anëtare kryesore e grupit më të rrezikshëm kriminal”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos