Skënder Hitaj zgjodhi të mos ishte në Komisionin e Reformës zgjedhore duke dërguar zëvendësin e tij për të folur mbi rolin e Policisë së Shtetit në Zgjedhje. Ky raportim do të vinte edhe në kontekstin e shqetësimeve të ngritura nga SPAK për një bashkëpunim jo efektiv të Policisë për adresimin e krimeve zgjedhore. Kaq mjaftoi që demokratët të kërkonin shtyrjen e mbledhjes.
Sipas tyre drejtori i Policisë po e shmang qëllimisht raportimin e tij në komision. Fillimisht bashkëkryetari Damian Gjiknuri u mundua ta justifikonte mungesën e Hitajt, por të vërtetën se pse nuk ishte, e dha vetë zv/drejtori i Policisë së Shtetit Sokol Bizhga.
Të djathtët kërkuan që Policia e Shtetit të ngrihet në lartësinë e duhur, jo vetëm për llogaridhënie në Kuvend, por më së pari të mos lejojë cenimin e zgjedhjeve.
Edhe pse nisi me debat, komisioni u mbyll me dakordësime vendimin për të shtyrë mbledhjen për një ditë tjetër. Madje bashkëkryetari socialist provoi një qasje të veçantë ndaj demokrates Albana Vokshi.
Ndryshe nga sa po ndodh me komisionin e reformës territoriale, për zgjedhoren PS dhe PD kanë rënë dakord për një afat deri më 30 nëntor.
(A2 Televizion)