PD kërkon të jetë i pranishëm drejtori i Policisë, shtyhet mbledhja e komisionit për Reformën Zgjedhore

Nga A2 CNN
22 Korrik 2026, 11:50 | Politikë

PD kërkon të jetë i pranishëm drejtori i Policisë,

Me propozimin e demokratëve, komisioni për Reformën Zgjedhore vendosi të shtyejë mbledhjen që në seancën tjetër të jetë drejtori i Policisë së Shtetit.

Mungesa e këtij të fundit në komision u bë shkak për debate mes përfaqësuesve të opozitës dhe atyre të mazhorancës.

Bylykbashi dhe Strazimiri e konsideruan të papranueshme mos praninë e drejtorit të Policisë së Shtetit, ndërkohë që në komision ishte prezent zëvendësdrejtori Sokol Bizhga.

Në fjalën e mbajtur Sokol Bizhga argumentoi se ka qenë ai përgjegjës për aktivitetet zgjedhore në vitin 2025. "Në të dyja rastet kam qenë unë protagonisti që i kam propozuar ndryshimet për Policinë e Shtetit dhe unë kam qenë i autorizuar, kam ndjekur gjithmonë aktivitetet zgjedhore. Drejtori i përgjithshëm ishte drejtues në një qark, kurse unë kam qenë përgjegjësi për procesin zgjedhor të vitit 2025", u shpreh Bizhga. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos