Gjin Gjoni ndan pamjet e përmbytjeve: Qytetarët janë braktisur

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2025, 20:36 | Politikë

Gjin Gjoni ndan pamjet e përmbytjeve: Qytetarët janë braktisur

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, ka publikuar në rrjetet sociale një video nga zonat e përmbytura në Lezhë, ku thekson se situata mbetet kritike.

Sipas deputetit, qindra banorë në Barbulloje, Rrilë, Mylte, Tale, Spiten dhe Tresh janë të izoluar prej katër ditësh për shkak të nivelit të lartë të ujit.

Gjoni falënderoi kompanitë private që u angazhuan në operacionin për mbylljen e argjinaturës, por nënvizoi se dëmet në bujqësi dhe blegtori janë të mëdha, ndërsa urgjente mbetet sigurimi i bazës ushqimore për bagëtinë.

Demokrati Gjoni akuzoi Bashkinë e Lezhës dhe institucionet vendore për mungesë veprimi në terren, duke deklaruar se “zgjodhën propagandën në komente dhe statuse, në vend që të ishin pranë banorëve në momente të vështira”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos