"Zgjedhjet e 11 majit të lira", Bylykbashi: Komisionerja Kos të tërhiqet nga deklarata

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2025, 19:25 | Politikë
"Zgjedhjet e 11 majit të lira", Bylykbashi: Komisionerja Kos

Deputeti, njëherazi nënkryetar i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi në “Ditarin e Fundjavës” me gazetaren Sulea Demiri kërkoi që komisioneria e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos të tërheqë deklaratën e saj “se zgjedhjet e 11 majit ishin të lira e të ndershme”. 

“Nëse e ke lexuar raportin, të paktën pjesën e parë, ku e gjetë këtë të lira dhe të ndershme? Kështu që ajo që kërkoj politikisht është që duhet ta tërheqë atë deklaratë.

Nëse janë të lira e të ndershme përse po bëjmë reformë zgjedhore. Kjo është vetëm dëshira e saj për të mbajtur një pozicion që është i pajustifikueshëm”, tha Bylykbashi.

Komisioneria e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos reagoi për zgjedhjet në Shqipëri gjatë një konference për shtyp me kryeministrin Edi Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos