Rama: Nga e premtja dëgjesa pa kamera. Deputetët do mbajnë shënime, s'do kthehen në sekserë

Nga A2 CNN
3 Shtator 2026, 10:41 | Politikë

Rama: Nga e premtja dëgjesa pa kamera. Deputetët do mbajnë

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nisjen e nismës “Prania Besnike”, e cila sipas tij do të shtrihet në të gjithë territorin e vendit dhe do të zhvillohet në mënyrë të vazhdueshme.

Rama bëri të ditur se takimet e para do të zhvillohen këtë të premte, në orën 17:00, duke theksuar se nisma nuk do të jetë një mbledhje politike, por një mënyrë e drejtpërdrejtë për të dëgjuar problemet e qytetarëve.

Kreu i qeverisë theksoi se në këto takime nuk do të kërkohen vota, nuk do të punësohen njerëz apo rekrutohen patronazhistë, por do referohet halli te institucionet.

"E premtja e kësaj jave në orën 17:00 është fillimi i pranisë në gjithë territorin e Republikës, dhe nuk do të ndryshojë orë në asnjë të premte derisa unë të jem kryetar i PS. Në orën 17:00 do të jemi të gjithë aty ku e kërkon prania besnike. Por 'Prania Besnike' s’është mbledhje. 'Prania Besnike' është dëgjim me radhë, ballë për ballë, tek për tek, me zë të ulët. Kushdo të qajë hallin vjen në atë vend dhe pret momentin kur do të ulen në tryezë me përfaqësuesit e vet, të cilët thjesht do mbajnë shënim çfarë robi i Zotit po flet me respekt. 'Prania Besnike' nuk pranon kamera. Pranon fotografi në fillim të takimit vetëm me miratimin e të pranishmëve, pa ekspozuar fytyrat e tyre. 'Prania Besnike' refuzon përkatësinë partiake. S’ka pikë rëndësie i kujt partie je, apo për kë ke votuar. 'Prania Besnike' nuk pranon dhënien e numrit të telefonit për të mos e hapur dhe dhënien e shpresës se dikush mund të ndihmojë jashtë rregullave. 'Prania Besnike' nuk kërkon t’i kthejë deputetët në sekserë të halleve të njerëzve dhe deputetët të mos marrin në telefon asnjë drejtor, por ta dërgojnë hallin në institucion. Në 'Praninë Besnike' nuk shkohet për të marrë vota, punësuar njerëz, apo rekrutuar patronazhistë, por për të marrë hallin dhe për ta referuar te institucionet". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos