Makina e bërë "shoshë" nga plumbat, pamje nga vendi ku u ekzekutua Viktor Bardhi

Nga Igli Çelmeta
3 Shtator 2026, 11:04 | Kronikë

Në këto pamje të siguruara nga A2CNN shfaqet makina tip "Benz" e bërë "shoshë" nga plumbat, ku u gjet i vrarë mëngjesin e sotëm 67-vjeçari Viktor Bardhi, në fshatin Ndërfushas të Mirditës.

Grupi hetimor në vendngjarje ka gjetur 30 gëzhoja, ndërkohë që mungojnë kamerat e sigurisë, që mund të ndihmonin në evidentimin e autorëve.

Ndërkaq, më herët një automjet i tipit “Audi A4” u gjet i djegur në fshatin Munaz. Dyshohet se ky automjet është përdodur nga autorët e ngjarjes. 

Vetëm 3 vite më parë, me 26 shtator 2023, viktimës Viktor Bardhi i vranë vëllanë. Martin Bardhi u qëllua me breshëri plumbash në lokalin e tij, i sapo dalë nga burgu.

Ndërkohë në janar 2025, Viktor Bardhit i ekzekutuan edhe nipin, Kristian Bardhi. I riu u ekzekutua në aksin Fier-Vlorë më 13 janar 2025. Ekzekutimet në fisin Bardhi dyshohet se kanë ndodhur për motive hakmarrje. Fisi Bardhi ka një hasmëri të njohur me fisin Reçi.

Në njoftimin paraprak të Policisë Mirditë thuhet: "Rreth orës 09:00, në fshatin Ndërfushas, është gjetur i pajetë në automjetin e tij, shtetasi V. B., rreth 65 vjeç, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes".

Makina e bërë "shoshë" nga plumbat, pamje nga vendi kuMakina e bërë "shoshë" nga plumbat, pamje nga vendi kuMakina e bërë "shoshë" nga plumbat, pamje nga vendi kuMakina e bërë "shoshë" nga plumbat, pamje nga vendi ku (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos