
Gjashtë telefona celularë janë sekuestruar në burgun e Durrësit gjatë një kontrolli të kryer në ambientet e institucionit.
Mësohet se pesë prej celularëve kanë qenë të ndezur, ndërsa një tjetër ka qenë i fikur. Pajisjet janë gjetur në ambientet e përbashkëta, në zonën e palestrës.
Celularët e sekuestruar janë dërguar për ekspertizë në laboratorin dixhital të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku do t’i nënshtrohen verifikimeve për të përcaktuar përdorimin dhe të dhënat që mund të përmbajnë.
Hetimet vijojnë për të zbardhur mënyrën se si pajisjet janë futur në ambientet e burgut dhe personat që i kanë përdorur. (A2 Televizion)