Detaje nga krimi në Mirditë, viktimës i kishin vrarë vëllanë dhe nipin, u gjet i pajetë në makinë

Nga Igli Çelmeta
3 Shtator 2026, 09:37 | Kronikë

Detaje nga krimi në Mirditë, viktimës i kishin vrarë

A2CNN ka zbardhur të tjera detaje në lidhje me vrasjen me armë zjarri që ndodhi sot në fshatin Ndërfushas të Mirditës. 67-vjeçari Viktor Bardhi është gjetur i vrarë brenda një makine në rrugë.

Vetëm 3 vite më parë, me 26 shtator 2023, Bardhit i vranë vëllanë. Martin Bardhi u qëllua me breshëri plumbash në lokalin e tij, i sapo dalë nga burgu.

Ndërkohë në janar 2025, Viktor Bardhit i ekzekutuan edhe nipin, Kristian Bardhi. I riu u ekzekutua në aksin Fier-Vlorë më 13 janar 2025. Ekzekutimet në fisin Bardhi dyshohet se kanë ndodhur për motive hakmarrje. Fisi Bardhi ka një hasmëri të njohur me fisin Reçi.

Në njoftimin paraprak të Policisë Mirditë thuhet: "Rreth orës 09:00, në fshatin Ndërfushas, është gjetur i pajetë në automjetin e tij, shtetasi V. B., rreth 65 vjeç, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos