Gjendet makina e djegur, dyshohet se u përdor nga autorët për vrasjen e Viktor Bardhit

Nga Igli Çelmeta
3 Shtator 2026, 09:46 | Kronikë

Gjendet makina e djegur, dyshohet se u përdor nga autorët për

Kjo është makina që u gjet e djegur dhe dyshohet të jetë përdorur nga autorët për vrasjen e Viktor Bardhit, ngjarje e ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Ndërfushas. Automjeti i tipit “Audi A4” u gjet i djegur në fshatin Munaz.

67-vjeçari Viktor Bardhi është gjetur i vrarë brenda një makine në rrugë. Vetëm 3 vite më parë, me 26 shtator 2023, Bardhit i vranë vëllanë. Martin Bardhi u qëllua me breshëri plumbash në lokalin e tij, i sapo dalë nga burgu.

Ndërkohë në janar 2025, Viktor Bardhit i ekzekutuan edhe nipin, Kristian Bardhi. I riu u ekzekutua në aksin Fier-Vlorë më 13 janar 2025. Ekzekutimet në fisin Bardhi dyshohet se kanë ndodhur për motive hakmarrje. Fisi Bardhi ka një hasmëri të njohur me fisin Reçi.

Gjendet makina e djegur, dyshohet se u përdor nga autorët për (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos