All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Prençi: SPAK i pamjaftueshëm për parandalimin e krimeve zgjedhore

Nga A2 CNN
28 Janar 2025, 19:28 | Politikë
All - Paragraf - 1

Ish-drejtuesi i lartë i Policisë, Shemsi Prençi, është shprehur se nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme, nëse partia në pushtet (cilado qoftë ajo) nuk është e interesuar për ta realizuar këtë gjë.

Komentet Prençi i bëri në ‘Ditari i Pasdites’ me gazetaren Bruna Çifligu në A2 CNN, ku tha se angazhimi i SPAK ose Prokurorisë në këtë drejtim, pra në mbrojtjen e zgjedhjeve, është i pamjaftueshëm.

All - Paragraf - 3

Prençi foli edhe për zgjedhjet e vitit 2021, për të cilat tha se kishte vjedhje dhe blerje masive të votës nga mazhoranca, por që sipas tij, opozita nuk e çoi deri në fund betejën për faktimin dhe dokumentimin e tyre.

Kjo pasi sipas tij, opozita e dalë nga zgjedhjet e vitit 2021 ishte e ndarë në dy pjesë, njëra që mbështeste Bashën dhe tjetra Berishën.

“Gjithmonë në prag zgjedhjesh dhe pas zgjedhjesh, partitë mes njëra-tjetrës bëjnë kakofoni akuzash njëra pas tjetrës. E rëndësishme është që duhet të jetë partia në pushtet për të mos pasur krime zgjedhore. Është e pamundur sado angazhim të ketë SPAK apo prokuroria, nëse qeveria që është në pushtet nuk është e angazhuar që me të gjitha instrumentat e zbatimit të ligjit të parandalojë krimet zgjedhore, atëherë asgjë nuk është në rregull.

All - Paragraf - 6

Në vitin 2021 ka patur vjedhje masive të votës, blerje masive të votës, të denoncuar gjatë fushatës elektorale, edhe ditën e zgjedhjeve, por edhe gjatë numërimit. Dhe në mënyrë kategorike PD nuk u angazhua më pas për ta vazhduar kalvarin e denoncimeve të vjedhjeve të zgjedhjeve. Kjo sepse u fut në një përçarje të vetën. Pati ndarje në dy pjesë. Njëra pjesë ishte e interesuar të sulmonin ish-kryetarin e partisë, pjesa tjetër u fokusuan të sulmonin non gratën e liderit historik”, tha Prençi. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos