Gjykata Kushtetuese ka nisur këtë të martë shqyrtimin e ligjshmërisë së ligjit për akademinë e shkencave, pas padisë së Partisë Demokratike që kërkon shfuqizimin.
Në seancën e parë plenare, demokratët që u përfaqësuar nga deputetja Ina Zhupa parashtruan kërkesat e tyre përse ky ligj duhet shfuqizuar.
Sipas deputetes së PD, ligji ka disa shkelje duke nsur që nga shkelja e parimit të barazisë për anëtarët e akademisë, e deri te procedurat e votimit në Kuvend.
Demokratët që në momentin e miratimit ngritën pretendimin se ligji është kostum i qepur për Skënder Gjinushin, pasi atij si kryetar i Akademisë i lejohet të rikandidojë për një mandat të dytë, ndërsa anëtarëve 75 vjeçar nuk u lejohet një gjë e tillë.
Nga ana tjetër Kuvendi mbajti qëndrim të kundërt. Gjykata Kushtetuese pas dëgjimit të palëve pritet që të shprehet në seancat e ardhshme nëse ligji është në shkelje të kushtetutës apo është në ligjshmëri të plotë. (A2 Televizion)