Presidenti Begaj dekreton Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura për një mandat të dytë

Nga A2 CNN
11 Gusht 2025, 12:46 | Politikë

 

Presidenti Begaj dekreton Shefin e Shtabit të Përgjithshëm

Sot, në një ceremoni zyrtare, Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, dekretoi Gjeneral Lejtnant Arben Kingji në detyrën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për një mandat të dytë.

Ceremonia nisi me ekzekutimin e Himnit Kombëtar dhe vijoi me leximin e dekretit të Presidentit të Republikës për emërimin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm në mbështetje të Kushtetutës dhe ligjit “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, shkruan A2.

Pas leximit të dekretit, Gjeneral Lejtnant Arben Kingji bëri betimin me dorën mbi Kushtetutë.

Në ceremoninë e betimit të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm mori pjesë Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, Zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm, si dhe komandantët e forcave dhe strukturave të tjera të Forcave të Armatosura. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos