“Rilindja Urbane 2.0 do të zgjasë 4 vite”, Rama paralajmëron industrinë e turizmit për çmimet e larta

Nga A2 CNN
10 Gusht 2025, 10:11 | Politikë

“Rilindja Urbane 2.0 do të zgjasë 4 vite”, Rama

Kryeministri Edi Rama deklaroi se lirimi i hapësirave publike nuk do të jetë një aksion vere, por është pjesë e programit për Rilindjen Urbane 2.0 që do të zgjasë përgjatë gjithë mandatit të ri.

Kreu i qeverisë iu bëri thirrje qytetarëve që të kontribuojnë në evidentimin e ndërtimeve zaptuese duke shkruajtur në platformën “Hapësira ime publike”.

“Platforma “Hapësira ime publike” do të mund të denoncoi cdo gjë të tillë për të identifikuar më shumë, por edhe ata që mbyllin sytë. Kryeministri nuk bën punën e drejtorëve, por për të shkundur ata që nuk bëjnë punën. Godina pa leje përgjithësisht nuk ka. Ato që janë ose janë sekuestruar ose do të sekuestrohen dhe konfiskohen. Kemi sekuestruar një godinë në Vlorë në shkelje të parametrave, jemi në proces me dy a tre të tjera. Rilindja Urbane 2.0 do të zgjasë 4 vjet dhe do të zgjasë 4 vjet nuk është aksion. Nuk e linim dot në dimër”, tha Rama.

Kryeministri Rama nuk la pa përmendur dhe sezonin turistik, që sipas tij po has në disa problematika për shkak se një pjesë e industrisë të këtij sektori nuk po mendon strategjikisht.

Rama paralajmëroi hapa radikale në këtë sektor duke nisur nga viti i ardhshëm.

“Duke filluar nga një pjesë e industrisë që nuk po mendon strategjikisht, por po mendon kap ca të kapësh. Po mendon sot për nesër. Nëse sot vendos çmime që do të hapin me shpejtësi fjalën që është shumë shtrenjtë në Shqipëri. Kemi bërë një hap të madh me plazhet dhe vitin e ardhshëm do të ndërmarrim hapa radikale. Pushteti vendor do të ngrihet në një nivel tjetër”, tha kreu i qeverisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos