Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama: Edhe shteti ka pasur përgjegjësi, kjo është vetëm faza e parë

Nga A2 CNN
10 Gusht 2025, 09:58 | Politikë

Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama: Edhe shteti ka pasur

Kryeministri Edi Rama ka folur në rrjetet sociale edhe njëherë për aksionin e nisur prej javësh tashmë për lirimin e hapësirave publike në të gjithë vendin.

Teksa pranon se edhe shteti ka pasur përgjegjësinë e tij për situatën e krijuar, kreu i qeverisë shtoi se kjo është vetëm faza e parë e një programi që do të sjellë hapësira publike cilësore dhe evropiane.

“Kthimi në gjendjen e mëparshme po realizohet, pasi pjesa dërrmuese e ndërhyrjes bëhet në objekte të çmontueshme. Aty ku ka llac e tulla e beton do të duhet më shumë punë, por nuk ka aq shumë, kështu që do të ecim me shpejtësi. Kjo është vetëm faza e para e një programi të ri të Rilindjes Urbane. Do të krijojmë cilësi, do të kërkojë kohë, por do të rikthejmë hapësira publike cilësore.

Shteti ka përgjegjësitë e veta, ne jemi një shtet ndërtim dhe do të jemi një shtet i ndërtuar kur të hyjmë në BE. Për asnjë rast përgjegjësia e shtetit amniston shkelësit e ligjit. Nuk mund të thuash që “po hedh beton dhe po s’më kapet s’ke çfarë më bën”, tha Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos