Zaptimi i hapësirave publike, Rama prezanton platformën e denoncimit

Nga A2 CNN
9 Gusht 2025, 09:16 | Politikë
Zaptimi i hapësirave publike, Rama prezanton platformën e denoncimit

Kryeministri Edi Rama prezantoi portalin "Hapësira ime publike" që e cilëson një dritare të re komunikimi në mbrojtje të hapësirës publike.

“Mirëmëngjes dhe me këtë dritare të re komunikimi për të bashkuar forcat në mbrojtje të hapësirës publike, ju uroj fundjavë të qetë”, ka shkruar kryeministri Rama në Facebook.

Përmes këtij portali, qytetarët do të kenë mundësi që të denoncojnë rastet e zënies së trotuareve, ndërtimet pa leje apo shkelje të lejes, zaptime dhe ndotjes anës rrugëve kombëtare, parkingje private të paligjshme apo shkelje të tjera në dëm të pronës publike, shkruan A2.

Hapja e këtij portali u paralajmërua nga kryeministri disa ditë më parë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos