Vangjel Tavo është emri që propozon Partia Socialiste për garën elektorale të 4 gushtit. Në mbledhjen e Kryesisë të mbajtur mëngjesin e kësaj të hëne, Tavo është zyrtarizuar si kandidat. Një emër që sipas Blendi Klosit kishte ardhur nga baza e PS në Himarë.
“Vangjel Tavo vjen si një figurë e njohur politike, njohës i asaj zone, i asaj krahine. Garat elektorale e kanë përgatitur atë që të jetë përfaqësues i atij komuniteti. 4 gushti është shumë afër. Do të kemi një garë të qetë elektorale.4 gushti është shumë afër. Ne shkojmë për të pasur një rezultat jashtëzakonisht pozitiv në Bashkinë e Himarës”, tha Blendi Klosi.
Në fokus të mbledhjes së Kryesisë së PS ishte dhe mbledhja e Kongresit, fillimisht programuar për më 20 Korrik por që u vendos të shtyhet me një javë.
“Po ashtu diskutuam për mbarëvajtjen e Kongresit që do të mbahet më 27 korrik. Një Kongres i cili është zgjedhor ku do zgjedhjet Asambleja e Re kombëtare, forumet e saj më të lartë. Por do të ketë edhe diskutime për situatën e vizionit “Shqipëria 2030”.”
Sa i përket arrestimit të Ilir Beqajt, Klosi nuk bëri asnjë koment, pasi sipas tij kjo çështje nuk ishte pjesë e diskutimeve në mbledhjen e Kryesisë. (A2 Televizion)