Teksa Partia Socialiste ka zyrtarizuar emrin e Vangjel Tavos si kandidat për Bashkinë Himarë, opozita ende nuk e ka një emër si rival të tij.
Burime nga selia blu i thanë A2 CNN se për këtë bashki emri do të propozohet nga aleati Vangjel Dule. Deri më tani është përfolur si kandidat i mundshëm Petro Beleri, djali i Alfred Belerit, por zyrtarizimi nuk ka ardhur ende.
Ndërkohë konfirmohet se opozita do të vijojë betejën ligjore kundër vendimit të KQZ, që shpalli të pavlefshëm mandatin e Belerit, si dhe për dekretin e Begajt që shpalli datën e zgjedhjeve më 4 Gusht, pa pritur afatet ligjore të ankimimit, gjë që demokratët e cilësojnë antikushtetuese. (A2 Televizion)