Procesi historik, numërohet kutia e parë me votat e Disaporës

Nga A2 CNN
12 Maj 2025, 01:34 | Politikë

Procesi historik, numërohet kutia e parë me votat e Disaporës

Në Parkun Olimpik pas vendimit të KQZ për të zhbllokuar procesin e numërimit, duke lënë mënjanë zarfet nga Greqia, është hapur kutia e parë me votat e Disaporës.

A2 CNN mëson se kutia e parë e numëruar i përket qarkut të Kukësit dhe aty prin bindshëm Partia Demokratike me 196 vota.

Koalicioni i djathtë ka marrë 144 vota më shumë se PS, e cila nga kutia e parë e Disaporës për Kukësin ka 52 vota.

Qarku Kukës ka në total 12 kuti me 2896 fletë votimi të votuesve nga jashtë vendit.

Kutia e parë e Kukësit me votat e diasporës, me 261 vota në total:

PD – 196 vota

PS – 52 vota

PSD -  2 vota

Mundësia - 2 vota

Nisma-Shqipëria Bëhet – 7 vota

Koalicioni Euroatlantik – 1 votë

(1 votë e pavlefshme) (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos