Projektbuxheti 2025, Shalsi: Një nga prioritetet është mbrojtja sociale, por nuk është buxhet i lëmoshës

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2024, 22:04 | Politikë

Deputeti i Partisë Socialiste, Eduard Shalsi, foli në Debat nga Alba Alishani në A2 CNN nga jashtë godinës së Kuvendit, aty ku po vijon seanca maratonë me diskutimet për projektbuxhetin për vitin 2025.

Shalsi theksoi se një nga prioritetet e këtij buxheti është edhe mbrojtja sociale.

“Një nga prioritetet e këtij buxheti ka të bëjë me mbrojtjen sociale. Shihni shifrat nga të cilat përfitojnë shtresat në nevojë dhe krahasojini më vite më parë. Buxheti për mbrojtjen sociale është si asnjëherë më parë. 2.4 miliardë euro janë vetëm për sigurimet shoqërore dhe kujdesin shëndetësor.

Balanca midis shpenzimeve në sektorë të ndryshëm janë ruajtur.

Nuk është një buxhet për vetëm lëmoshe, por nuk është as një buxhet i fokusuar vetëm tek investimet, është një buxhet që ruan një balancë midis sektorëve, fushave të ndryshme të ekonomisë”, tha Shalsi në Debat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos