Projektligji për prodhimin e armëve, mazhoranca voton për ta shqyrtuar me procedurë të përshpejtuar

Nga A2 CNN
15 Korrik 2024, 12:13 | Politikë

Projektligji për prodhimin e armëve, mazhoranca voton për ta

Me kërkesë të Këshillit të Ministrave dhe me votat e shumicës në Kuvend, ligji për prodhimin e armëve do të shqyrtohet me procedurë të përshpejtuar.

Votimi i projektligjit do të bëhet më 25 korrik, pavarësisht kundërshtimit të opozitës.

Kreu i Grupit të PD, Gazment Bardhi deklaroi se nuk ka asnjë urgjencë që ky ligj të kalojë me procedurë të përshpëjtuar, ndërsa Jorida Tabaku tha se ndryshimet po bëhen pas kërkesës së një operatori. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos