Fredi Beleri do të betohet si eurodeputet! Drejtoria e Burgjeve i miraton lejen

Nga A2 CNN
14 Korrik 2024, 11:22 | Politikë

Fredi Beleri do të betohet si eurodeputet. Drejtoria e Burgjeve i ka miratuar ditën e sotme lejen, në mënyrë që të marrë mandatin e deputetit në Parlamentin Europian në Bruksel 16 korrik.

Beleri do te udhëtojë i vetëm, i pa shoqëruar nga efektive të burgjeve.

Vitin e kaluar, Beleri u zgjodh kryetar i bashkisë së Himarës por humbi detyrën dhe tani po vuan dënimin me dy vjet për blerje votash në ato zgjedhje, një vendim të cilën ai e kundërshton. 

Fredi Beleri do të betohet si eurodeputet! Drejtoria e Burgjeve i miraton

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos